Shërbime profesionale për automjetin tuaj në Shkup

EPS Autocontrol Station ofron shërbime teknike dhe dokumentare për automjete, duke përfshirë kontroll teknik, homologim, A-test, sigurim dhe asistencë për regjistrim. Qëllimi ynë është ta bëjmë procesin më të qartë, më të lehtë dhe më të organizuar për çdo klient.

Shërbimet Tona

Ofrojmë shërbime të plota teknike dhe administrative për automjetin tuaj.

Kontroll Teknik & Emisione

Inspektim profesional i automjetit: sistemi i frenave, drejtimi, dritat, gomët dhe matja e emisioneve. Sipas procedurave zyrtare MVR.

Mëso më shumë

Homologimi

Konfirmim teknik dhe ligjor i automjetit. Kërkohet për mjete të importuara, me modifikime strukturore ose pa dokumentacion të plotë vendor.

Mëso më shumë

Test A

Procedurë specifike teknike e verifikimit. Kërkohet gjatë regjistrimit të parë, pas ndryshimeve teknike ose sipas kërkesës zyrtare.

Mëso më shumë

Sigurim & Regjistrim

Asistencë për policën e sigurimit dhe regjistrim automjeti. Të tri lokacionet kanë Sportel MPB: kryeni gjithçka pa lëvizur.

Mëso më shumë

EKMT / CEMT

Asistencë dokumentare për leje ndërkombëtare të transportit rrugor. Për transportues dhe operatorë tregtarë ndërkombëtarë.

Mëso më shumë

Rezervo Online

Planifiko vizitën tuaj paraprakisht. Plotëso formularin online dhe ekipi do t'ju kontaktojë për konfirmim.

Rezervo Tani

Pse të zgjidhni EPS?

Kontroll teknik me proces të organizuar, dokumentacion të rregullt dhe udhëzim të qartë.

Proces i qartë

Çdo shërbim shpjegohet qartë, nga dokumentet e nevojshme deri te hapat e kontrollit.

Shërbime në një vend

Kontroll teknik, homologim, A-test, sigurim dhe asistencë për regjistrim në një proces të organizuar.

Lokacione në Shkup

EPS Autocontrol Station është i qasshëm për klientët në zonat Butel, Saraj dhe Petrovec.

Udhëzim profesional

Ekipi ju orienton për dokumentacionin dhe procedurat që lidhen me automjetin tuaj.

Tri Lokacione në Shkup

Gjeni lokacionin më të afërt: Butel, Saraj ose Petrovec.

Keni nevojë për kontroll teknik ose shërbime dokumentare?

Rezervoni termin ose kontaktoni ekipin për udhëzim rreth shërbimit që ju nevojitet.

Pyetje të Shpeshta

Përgjigjet e pyetjeve që na bëhen më shpesh.

Nevojiten: letërnjoftimi juaj i vlefshëm, dokumenti i pronësisë i automjetit (leja e qarkullimit ose fatura) dhe polica e sigurimit e vlefshme. Nëse keni nevojë edhe për homologim ose Test A, mund të kërkohen dokumente shtesë. Konsultohuni paraprakisht.
Mesatarisht 30–60 minuta, varësisht nga kategoria e automjetit dhe rradha. Rezervimi online ndihmon të planifikoni vizitën dhe të zvogëloni kohën e pritjes.
Po. Butel, Saraj dhe Petrovec kanë Sportel MPB. Pas kontrollit teknik dhe marrjes së policës së sigurimit, mund ta kryeni edhe regjistrimin pa lëvizur, nëse automjeti plotëson të gjitha kushtet ligjore.
Inspektori lëshon njoftim me shkrim me listën e defekteve. Keni afat të caktuar ligjor për korigjimin e tyre dhe riprezantim. Automjeti nuk mund të regjistrohet pa kaluar kontrollin teknik me sukses.